Ata besojnë se lëkura mund të përdoret për qëllime të ndryshme në të ardhmen

Robotët do të jenë në gjendje të jenë si njerëzit jo vetëm në sjellj,e por edhe në pamje. Shkencëtarët japonezë në Universitetin e Tokios kanë zhvilluar një gisht robotik të mbuluar me lëkurë të gjallë dhe në gjendje të shërojë veten.

Ashtu si organi i vërtetë ndijor njeriut, kjo lëkurë e prodhuar në kushte laboratorike është e papërshkueshme nga uji.

“Prania e qelizave të gjalla do të thotë që robotit mund t’i jepen funksione unike për qelizat e gjalla ose biomaterialet. Gjëja e mrekullueshme e biomaterialeve është se ato kanë aftësi të ndryshme, si vetë-riparimi, ndarja, përhapja dhe ndjeshmëria”.

Shoji Takeuchi dhe ekipi i tij shpresojnë të shtojnë veçori shtesë tek lëkura artificiale siç është sistemi nervor për të përmirësuar më tej funksionin e saj. Nëse arrihet, grupi i shkencëëtarëve japonezë beson se lëkura mund të përdoret në të ardhmen për shumë qëllime.

Klan News