Për herë të parë, është prodhuar e bardhë veze nga kërpudhat, që mund të përdoret si një alternativë vegane dhe miqësore me mjedisin për të reduktuar pularitë. Kërkuesit në Finlandë kanë krijuar ovalbuminën, proteinën kryesore në të bardhën e vezës nga një kërpudhë që shpërbën veshjet.

Gjeni që përmban gjurmët e ovalbuminës u injektua me anë të teknologjisë moderne brenda kërpudhës, e cila prodhoi e sekretoi të njëjtën proteinë si pulat. Më pas, u nda nga qelizat, u përqendrua e u la të thahej për të përftuar produktin final.

Ovalbumina mund të përdoret për të zëvendësuar pluhurin e të bardhës së vezës, një përbërës shumë i përdorur në industrinë ushqimore. Shkencëtarët llogaritën se ovalbumina uli me thuajse 90% sipërfaqen e tokës që nevojitet për pularitë dhe me 55% gazet serë./tvklan.al