Shkencëtarët: Mutacioni i ri i koronavirusit mund të infektojë fëmijët më lehtë



Shkencëtarët: Mutacioni i ri i koronavirusit mund të infektojë fëmijët më lehtë

18:48 25/12/2020

Një mutacion i ri i koronavirusit që po përhapet me shpejtësi në Mbretërinë e Bashkuar dhe në shumë pjesë të tjera të botës mund të infektojë fëmijët më lehtë, kanë paralajmëruar shkencëtarët.

Shkencëtarët që po studiojnë variantin e ri janë shprehur se ky mutacion është bërë lloji më dominant në jug të Britanisë dhe mund të përhapet në të gjitha vendet.

Shfaqja e variantit të ri të mutuar SARS-CoV-2, për të cilin shkencëtarët thonë se është deri në 70% më i transmetueshëm sesa llojet e mëparshme në Mbretërinë e Bashkuar, ka shtyrë disa vende të mbyllin kufijtë e tyre me Britaninë dhe ka shtyrë zona të veçanta të vendit në kufizime të mëdha në periudhën e festave.

Mutacioni i ri është i rrezikshëm për fëmijët

Koronavirusi deri tani nuk i ka prekur fëmijët  dhe shkencëtarët e kanë shpjeguar se ata kanë më pak receptorë ACE2 që virusi përdor për të hyrë në qelizat e trupit të njeriut.

Profesoresha Wendy Barclay, nga Nervtag dhe Imperial College London, është shprehur se mutacioni më i ri i virusit duket se po e bën më të lehtë thyerjen e atyre dyerve.

Fëmijët janë njësoj të ndjeshëm ndaj këtij virusi si të rriturit, dhe për këtë arsye ju do të shihni më shumë fëmijë të infektuar,” shpjegoi ajo.

Ekspertët nuk besojnë se versioni i ri është ndonjë kërcënim i madh për shëndetin e fëmijëve dhe vaksina Pfizer / BioNTech funksionon kundër këtij mutacioni.

Simptomat e variantit të ri të virusit Covid

Përveç tre simptomave më të zakonshme të COVID-19 siç janë ethet, kolla e thatë dhe humbja e nuhatjes dhe shijes, 7 simptoma të tjera janë shoqëruar me llojin e ri të koronavirusit. Më poshtë janë shenjat për të cilat duhet të keni kujdes:

– Lodhje

– Humbja e oreksit

– Dhimbje koke

– Diarre

– Konfuzion mendor

– Dhimbjet e muskujve /tvklan.al






Të ngjashme