Nisin testet për 30 mijë persona që nuk janë prekur nga koronavirusi

Firma farmaceutike amerikane Moderna ka nisur fazën tjetër të testimit tek njerëzit për vaksinën kundër Covid-19. Të rejat e studimit, që do të testojë vaksinën tek 30 mijë persona të cilët nuk janë prekur nga Covid, kanë rritur aksionet e kompanisë me 11% në bursat amerikane.

Më shumë se 150 kandidatë janë në faza të ndryshme të zhvillimit të testit. Kompania amerikane Maderna dhe ajo britanike AstraZeneka janë ndër më të përparuarat në kërkimet shkencore për vaksinën anti-Covid.

Reuters raporton se AstraZeneca tha javën e kaluar se ende është në proces për prodhimin e dozave të para në Shtator, ndërsa shpresojnë në shpërndarjen e një vaksinë plotësisht efektive në fund të vitit.

“Qëllimi është të kemi një vaksinë të sigurtë dhe efektive për t’u shpërndarë në fund të vitit 2020 dhe kjo është ajo që kanë nevojë amerikanët”, u shpreh Fransis Kollins, drejtor i Institutit për Shëndetin Kombëtar.

Kompania farmaceutike Moderna tha se është në proces për prodhimin e 500 milionë dozave në vit, prodhim që mund të arrijë në 1 bilion në fillim të 2021.

Prova e nisur synon të testojë nëse vaksina është e aftë të parandalojë simptomat e Covid-19 pas dy dozave të saj apo jo. Studimi gjithashtu synon të gjejë përgjigjet e nevojshme në mënyrë që vaksina mund të ndalë vdekjen e të sëmurëve me Covid-19.

Tv Klan