Për herë të parë, shkencëtarët kanë rritur bimë në dhe hënor. Kërkuesit përdorën mostra pluhuri të mbledhura nga misionet Apollo në vitet 1969-1972 për të rritur një lloj lakre.

Për habinë e tyre, farat lulëzuan pas dy ditësh. “Çdo filiz, si nga dheu hënor apo tokësor, ishte rritur njësoj deri në ditën e gjashtë”, tha Anna-Lisa Paul, njëra prej kërkueseve në Universitetin e Floridës.

Djathtas – Bimët e rritura në dheun hënor

Por pas kësaj, nisën të shfaqeshin edhe ndryshimet. Filizat e mostrës hënore nisën të shfaqnin stres, zhvilloheshin më ngadalë dhe u vyshëkn. Gjithsesi, për shkencëtarët shënoi një arritje që do të ketë përfshirje planetare.

Ky kërkim i bashkëngjitet synimeve afatgjatë të NASA-s për eksplorimin njerëzor që përfshin edhe nevojën për të përdorur burimet në Hënë e Mars për të siguruar ushqim për astronautët që do të jetojnë dhe operojnë në hapësirë.

NASA planifikon të dërgojë njerëz në Hënë për herë të parë nga viti 1972 në një mision të programuar për vitin 2025./tvklan.al