Shkencëtarë që qëndrojnë pas një studimi mjaft të rëndësishëm, pretendojnë se marrja e oksigjenit të pastër mund të ngadalësojë procesin e plakjes.

Në studimin e bërë kanë marrë pjesë 35 të rritur të shëndetshëm, të moshës 64 vjeç e lart. Ata kanë thithur 100 përqind oksigjen të pastër dhe nga kjo u zbulua se kishin pasur përfitime të konsiderueshme.

Dihet se me kalimin e kohës, telomerët, kapakët mbrojtës të kromozomeve konsumohen dhe shkurtohen. Kur ato bëhen shumë të shkurtër, qelizat nuk mund të ndahen dhe kjo lidhet me procesin e plakjes pasi mund të shkaktojë apoptozë ose vdekje të programuar të qelizave. Shkurtimi i telomerit lidhet gjithashtu me zhvillimin e qelizave të kancerit, sëmundjes alzheimer dhe parkinson.

Gjithsesi, nga studimi është bërë e ditur se oksigjeni i pastër kishte ndihmuar telomeret që të rriten me më shumë se 20 përqind. Në eksperiment, okisgjeni i marrë kishte ndihmuar që kapakët e kromozomeve të rritën përsëri në gjatësinë e njerëzve 25 vjet më të ri.

Studimi po ashtu zbuloi se numri i qelizave që plaken dhe nuk rigjenerohen është zvogëluar me 37 përqind.

Shkencëtari, Dr Amir Hadanny, nga Qendra Sagol të Tel Avivit për Mjekësi Hyperbarike dhe Kërkime, është shprehur se: “Deri më tani, ndërhyrjet e tilla si modifikimet e stilit të jetës dhe ushtrimet intensive kanë treguar se kanë një efekt parandalues në shkurtimin e kromozomeve. Gjithsesi, ne në eksperiment, për vetëm 3 muaj arritëm të zgjasim kromozomet me ritme shumë më të larta se çdo lloj ushtrimi apo ndërhyrje tjetër, thjesht me oksigjen të pastër”

Studimi zgjati 3 muaj, me seanca oksigjeni 90 minuteshe, për 5 ditë në javë dhe u botua në revisten Aging./tvklan.al