Vaksina e koronavirusit mund të mos jetë gati për publikun deri në dimrin tjetër, paralajmëron këshilltari shkencor qeveritar në Britaninë e Madhe.

Një vaksinë kundër koronavirusit mund të mos jetë në dispozicion për publikun të paktën deri në Shtator të vitit 2021, ka paralajmëruar këshilltari shkencor qeveritar në Britaninë e Madhe.

Profesori Peter Openshaw, nga Imperial College London dhe këshilltar i Grupit Këshillimor Shkencor të Qeverisë për Emergjencat, tha se shpikja e një vaksine për koronavirusin mund të vonojë deri në Shtator të vitit tjetër.

Vaksina e Oksfordit, e cila mendohet të jetë më premtuese në botë, rifilloi provat e saj të shtunën pasi u pezulluan për shkak të frikës se mund të shkaktonte efekte anësore të rrezikshme.

Një grua britanike që mori pjesë u dërgua me urgjencë në spital, ku thuhet se vuante nga mieliti tërthor, ose ënjtja e palcës kurrizore. Por këto pretendime u mohuan nga AstraZeneca, e cila zotëron të drejtat për vaksinën.

AstraZeneca tashmë ka filluar prodhimin e dozave të vaksinës në pritje të miratimit të saj. Ndërsa Kina pretendon se ka gjetur një vaksinë të koronavirusit që është e sigurt dhe efektive, pasi qindra mijëra qytetarë që morën doza nuk u infektuan kur ranë në kontakt me ambjente të rrezikuara nga koronavirusi.

Profesor Openshaw u shpreh të dielën për Sky News ‘Sophy Ridge se shpreson që para dimrit të vitit 2022 të kemi një vaksinë efektive.

“Unë mendoj se ndoshta do të kemi një rezultat pozitiv të një vaksine deri për Krishtlindje. Kjo do të thotë se mund të kemi një program vaksinimi në disa pjesë të botës gjatë nëntë muajve tw ardhshëm”, u shpreh Profesori Peter Openshaw. /tvklan.al