Një shkencëtare britanike është zhdukur pa lënë gjurmë në ishullin grek Ikaria, ku ishte me pushime që prej fillimit të muajit Gusht. Astrofizikantja Natalie Christopher kishte dalë për vrap dhe nuk u kthye më.

Policët, zjarrfikësit, oficerët e rojeve bregdetare si dhe një helikopter po marrin pjesë në operacionin e kërkimit. Sipas asaj që shkruajnë mediat greke, pronari i hotelit ku çifti po pushonte, kishte pikasur gjak në çarçafët e çiftit, por rezultoi se kishte qenë vetëm një gjakderdhje hunde nga shkencëtarja.

Zhdukja e Christopher vjen pasi një incidenti tjetër muajin e kaluar, kur shkencëtarja amerikane Suzanne Eaton u përdhunua dhe më pas u vra në Kretë. Krimi u krye nga një grek i cili u arrestua nga policia. Eaton u gjet e vdekur në fund të një shpelle e cila ishte pëdorur nga nazistët për të ruajtur armët gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Klan Plus