Një automjet është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotën në lagjen nr.3  Kavajë në rrugën “Skuraj”.

Sipas njoftimit të policisë zjarri ka rënë në mjetin në pronësi të shtetases N.G.42 vjeçe banuese në Durrës. Si pasojë e zjarrit mjeti është djegur pjesërisht.

Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri është aksidental si pasojë e një shkëndije elektrike në pjesën e baterisë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të rënies së zjarrit.

/tvklan.al