Shkëndija duhet të bëjë mrekullinë sot në Shkup që të kalojë në turin play off të Champions League. Humbja 3 – 0 në sfidën e parë me Salzburg është tepër e vështirë për t’u përmbysur. Megjithatë tetovarët do të zhvillojnë lojën e tyre.

“Në futboll ndodhin befasitë, kështu që Shkëndija do të jetë maksimalisht e mobilizuar dhe e angazhuar për të treguar lojën më të mirë të mundshme”, tha Qatip Osmani, trajner i Shkëndijes.

Mungesa e vetme të Shkëndijes është mbrojtësi Mevlan Murati, i cili u dëmtua gjatë ndeshjes me Vardarin në kampionat. Tetovarët edhe nëse eliminohen nga Champions do të marrin pjesë në play off e Europa League. Kundërshtari do të jetë i kualifikuari nga sfida mes Cork të Irlandës ose Rosenborg të Norvegjisë.

Tv Klan