Akullnaja goditi një digë duke shkaktuar përmbytje

Shtatë persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 125 të tjerë konsiderohen të zhdukur si pasojë shkëputjes së një akullnaje në Himalaja në Indinë veriore këtë të dielë.

Akullnaja u përplas me digën e një hidrocentrali duke shkaktuar përmbytje të mëdha.

Disa fshatra u evakuuan, por zyrtarët deklaruan se me shumë se 125 njerëz mund të jenë mbytur nga uji i madh që vërshoi në zonë.

Pjesa më e madhe e personave të zhdukur dyshohet se janë punonjës të një hidrocentrali, ndërkohë që ekipi i emergjencës arriti të shpëtonte 16 punëtorë të cilët ishin bllokuar brenda një tuneli.

Tv Klan