Shkëputet ashensori i pallatit, plagosen dy banore


Shkëputet ashensori i pallatit, plagosen dy banore

09:04 12/09/2021

Dy banore të një pallati në zonën e Astirit në kryeqytet kanë pësuar lëndime pas shkëputjes së ashensorit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në mesnatë rreth orës 00:05 në një pallat në Astir. Të plagosur nga ky incident mbetën banorja me iniciale M.Q. e cila u dërgua në spital për të marrë mjekim dhe më pas u largua në banesë.

Po kështu, u plagos edhe një grua tjetër, ende e paidentifikuar nga policia, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë. Vijon puna nga grupi hetimor i Policisë së Tiransë për sqarimin e rrethanave. /tvklan.al






Të ngjashme