Në disa lagje të Tiranës është shkëputur energjia elektrike për shkak të avarive në rrjet. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike informon se zona e “Vasil Shantos” në drejtim të Selitës është pa energji prej më shumë se 1 ore.

Sipas OSHEE, janë stakuar 4 kabina për shkak të një defekti në një pallat, i cili është ndërtuar mbi kabujt elektrikë prapa ‘Vasil Shantos’.

Në terren ndodhen punonjësit e OSHEE-së që janë duke punuar pranë objektit ku kalon fideri 327 i nënstacionit të Selitës.

Po kështu, bëhet me dije se në të gjithë Tiranën ka stakime të energjisë elektrike me intervale kohore për shkak të ngarkesës që kanë transformatorët në NST Qendër, Kashar dhe Selitë. /tvklan.al