Shkëputet krahu i vinçit të betonieres

Foto nga vendngjarja

Shkëputet krahu i vinçit të betonieres

18:51 09/09/2019

Një punëtor ka mbetur i plagosur gjatë aksidenti në punë. Ngjarja ka ndodhur në Durrës në lagjen Nr.5.

Mësohet se gjatë punës është shkëputur krahu i vinçit të betonieres që shërbente për ngjitjen e betonit në katet e larta të godinës në ndërtim. Për pasojë, mbeti i lënduar lehtë punëtori me iniciale P.D. 49 vjeç.

Ai u dërgua në Spitalin e Traumës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e  rrethanave të ngjarjes. /tvklan.al

LAJMET
Të ngjashme
Delta

UKT