Shkëputja e me 11 pikë në vendin e parë të renditjes nuk përbën motiv sigurie për drejtuesit e klubit. Titulli është ende larg për ta. Mësohet se pas takimit, edhe pse i gëzuar për fitoren me Flamurtarin, si ndjekësja më e afërt, presidenti i klubit Ardian Takaj ka deklaruar se titulli do të vendoset në 3 ndeshjet e radhës.

Skënderbeu do të përballet me Kamzën, Partizanin dhe Kukësin të cilat janë skuadrat që vijnë pas Flamurtarit në renditjes. Edhe trajneri Ilir Daja kërkon të mbajë futbollistët me këmbë në tokë.

Ilir Daja, trajner i Skënderbeut

“Ta ruamjë këtë diferencë pikësh dhe të rikthehemi te Skënderbeu i gjysmës së parë të sezonit”.

Ndërsa Shpëtim Duro pretendonte më shumë për ekipin e tij.

Shpëtim Duro, trajner i Flamurtarit

“Kjo ishte një ndeshje që u interpretua shumë mirë nga ekipi ynë, por edhe Skënderbeu u tregua i kujdesshëm, mund të shkonte edhe barazim, por u vendos nga një episod”.

Në Kukës, Kamza mori një fitore të rëndësishme me golin e minutës së 70 nga Ermir Rezi. Por për kampionët dëmin ia shkaktoi arbitri i takimit Enea Jorgji. Kuksianët e kanë shpallur të padëshiruar gjyqtarin i cili sezonin e shkuar në të njëjtën fushë u bë protagonist për vendimet e tij në favor të skuadrës vendase dhe në dëm të Skënderbeut.

Moment çlirimi ishin dy golat e Xhevahir Sukajt kundër Lushnjës. Fitorja i jep qetësi skuadrës, tifozëve por edhe të drejtë trajnerit Gjoka, i cili e dinte se lojtarët shkodranë do të dilnin në lojën e tyre.

Barazimi me Laçin nuk i nevojitej Partizanit që vazhdon të qëndrojë një shkallë më poshtë.

Humbja e Teutës ndaj flamurtarit, ka dëshpëruar trajnerin Stavri Nica, i cili është larguar shumë shpejt nga stadiumi menjëherë pas ndeshjes. Nuk është ende e sigurt nëse 63 vjeçari do të vazhdojë në drejtim të durrsakëve.

Tv Klan