Shehi: Çështja e titullit ende nuk është mbyllur

Tirana fitoi me përmbysje ndaj Egnatias dhe ky sukses mori më shumë vlerë pasi bardheblutë u shkëputën nga Partizani i vendit të dytë, që humbi 3-2 me Laçin. Edhe pse në dukje i qetë, trajneri Shehi nuk e fsheh lumturinë për këtë ndeshje

Shehi gjithsesi nuk e quan historinë e mbyllur pasi ky sezon ka treguar që skuadra e tij ka këmbyer disa herë vendet me Partizanin në krye të renditjes.

Vllaznia është kundërshtari i radhës për Tiranën kështu që kryeqytetasit nuk kanë luksin të festojnë. Çdo gjë është ende e hapur në këtë sezon.

Shkodranët nga ana tjetër me trajner të ri do të përpiqen të bëjnë më të mirën për të dalë në Europë. Rrugën nuk e kanë hapur ende, Laçi i kërcënon në kampionat ndërsa kanë një mundësi edhe në kupë.

Për skuadrat në gjysmën e dytë të renditjes, rreziku për rënien nga kategoria mbetet ende. Të gjitha janë shumë pranë dhe çdo pikë e humbur do të kushtojë shumë.

Tv Klan