Durrësi dhe rrethinat do të kenë kufizime të energjisë elektrike për 3 ditë për shkak të punimeve në rrjetin e transmetimit.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka njoftuar se energjia do të shkëputet 4 orë në datat 1, 2 dhe 3 Qershor për shkak të remonteve në rrjetin 110 kV të linjave Rrashbull – Sallmone (Sukth), Kavajë – Rrashbull dhe Rrashbull – Spitallë (Porto Romano 2), që do të kryhen gjatë fashës së orarit 09:00 – 13:00.

Kështu, ditën e nesërme (1 Qershor) do të jenë pa energji elektrike zonat Shenavlash, Vrinë, zona pranë tregut të makinave, industriale e Spitallës, Qyteti Rinia, zona te hyrja e Durrësit (ish-keneta) deri te N/st Spitallë, ish-PTT Spitalle, varrezat e reja, ish-Kimike dhe zonat përreth deri te Hidrovori, Porto Romano, ish-Këneta (Durrësi i ri), zona e Burgut, Rruga “Aleksander Goga”, ANOIL, Eropetrol, Intergaz, Serat, ADC, Universiteti dhe Spitalla.

Në datë 2 Qershor do të kenë shkëputje energjie zonat në Golem, Seferaj, Mali Robit, stan i ri, Qerret, Posta e Policisë, hotel “Malvina”, stacion i trenit Golem, Shkëmbi Kavajë, Kastrati, Golem plazh, Viena, Miami beach dhe ish-Kompleksi “Xixa”.

Ndërsa në datë 3 Qershor, OSHEE njofton se pa energji do të jetë Shijaku, Bregu i Lumit, Punishte, Komunale, Fermë Sukth, Hidrovori, (Lagjia e Stallave), bizneset në autostradë, 4 Rrugët, Maminas – Shijak, S.M.T-ja, Grumbullimi, Maminas, Sallmone, Gjiri i Lalëzit, Kompleksi Lura dhe Shënavlash. /tvklan.al