Një autore librash për fëmijë  ka treguar se si ajo u dashurua me një burrë të pastrehë të alkoolizuar që e takoi në rrugë, tani ata janë të martuar dhe me fëmijë.

Emmy Abrahamson, 41 vjeç, nga Suedia, ishte duke pushuar në Amsterdam në vitin 2006 kur Vic Kocula iu afrua asaj.

Ajo e kuptoi menjëherë se ishte i pastrehë për shkak të rrobave dhe flokëve të pista, por atë “e goditën” sytë e tij të bukur kafe.

Sipas

The Sun

çifti filloi të bisedonte dhe ndjenë një tërheqje ndaj njëri tjetrit. Pas 10 minutash bisedë, Emmy pranoi të takonte Vic në të njëjtin stol një javë më vonë për një takim.

Kur Emmy duhej të kthehej në Vjenë, ku jetonte në atë kohë , ajo kishte frikë se kurrë nuk do ta shihte Vicin, por tre javë më vonë e telefonoi atë për të thënë se do të shkonte në Austri për ta takuar.

I panjohur për të, ai ishte duke u përpjekur dëshpërimisht për të mbledhur para të mjaftueshme në mënyrë që të shkonte ta shihte atë përsëri.

Tre javë më vonë në Vjenë, Emmy sapo kishte mbushur 30 vjeç dhe mori një telefonatë nga Vic i cili tha “Unë jam këtu tani” dhe ata kanë qenë së bashku që nga ajo kohë.

Çifti u martua dhe Vic ndryshoi jetën e tij duke punuar si inxhinier elektrik./tvklan.al