Artan Hazizaj bleu me para në dorë një apartament në zonën e Qesarakës. Kontratën e porosisë me firmën “Akil 2014 shpk” e bëri te noterja Elida Magani.

Por pasi e kishte rregulluar apartamentin e tij, e gjen një ditë të bllokuar e me bravë të ndryshuar nga Naim Reçeku. Ky i fundit kishte marrë apartamentin e Artanit dhe disa të tjerë si pronar toke nga investitori tjetër “Riviera shpk”.

Artan Hazizaj kërkon takim me noteren, e cila i thotë se do të flasë me 3 investitorët, që ose të marrë hyrje tjetër ose paratë.

Pronari Naim Reçeku: Të thashë edhe dje ty, ti mos më kërko shtëpi mua!

Qytetari: Po mirë, a më ke bllokuar derën? A shkove dhe më hoqe bravat dhe vendose çelësin ?

Pronari Naim Reçeku: Nëqoftëse ti do të shkosh në gjykatë, ti e fiton shtëpinë me gjyq? Po nuk e fiton mor çun, se nuk ke çertifikatën.

Qytetari: Unë kam paguar lekët me noter, kam bërë pagesën.

Pronari Naim Reçeku: Le ta kesh, o të lutem shumë mos e digj vetveten me këtë mendim! Shko në gjykatë dhe ku të duash, po do marrësh veten në qafë!

Qytetari: Shiko jemi të dy viktima dhe unë nuk e di viktimë e kujt jam.

Pronari Naim Reçeku: Unë nuk… shiko tani, unë nuk jam viktimë ore, se unë kam çertifikatën.

Qytetari: Ti ke marrë 11 hyrje që janë shitur dy herë. Ti s’ke probleme vetëm me mua. Ti do kesh probleme me gjithë banorët e tjerë.

Pronari Naim Reçeku: Unë me të vërtetë do kem problem me gjithë banorët, të gjithë janë të humbur me mua, se unë kam çertifikatën. Ti i ke parë çertifikatat. Faji është i noteres, që nuk e ka hap kompjuterin edhe të thotë, që këto hyrjet janë të shitura.

Qytetari: Po noterja e dinte që këto hyrje ishin të shitura ?

Pronari Naim Reçeku: Po s’i nuk e dinte.

Qytetari: Po kur e dinte noterja, si ma shiti edhe mua ?

Pronari Naim Reçeku: Ka marrë lekët ore! Në mënyrën më njerëzore, bjeri mbrapa! Kërkoji lekët ose kërkoji hyrje…

Qytetari: Unë hyrje o marrë atë o s’marrë fare, se s’më duhet hyrje tjetër.

Pronari Naim Receku-Nuk e di çfarë të them!

Artan Hazizaj kërkon takim me noteren, e cila i thotë se do të flasë me 3 investitorët, që ose të marrë hyrje tjetër ose paratë.

Qytetari-Tani si i bëhet, sepse mbani mend domethënë, e dini kontratën…?

Noterja Elida Magani- Po, normal…!

Qytetari-E mbani mend edhe që ia kam dhënë lekët, ulur në këto kolltuqe. Mbani përgjegjësi dhe ju, sepse edhe ju duhet t’i shihni, kur bëtë këto kontratat e porosisë. Dhe më e keqja akoma për një hyrje, ju keni bërë 3 kontrata porosie, ju, për një hyrje.

Noterja Elida Magani-Jo s’ka ndodhur!

Qytetari-Po, po, po, po…një hyrje në kat të pestë, jo hyrja ime, një hyrje e Ylberit, e dini shumë mirë, se ju ka ardhur Ylberi këtu!

Noterja Elida Magani-Është bërë lapsus ajo.

Qytetari-Nuk e di, por ju keni bërë 3 kontrata porosie, për një hyrje.

Noterja Elida Magani-Ka një ngatërresë.

Qytetari-Nuk dilte në sistem kjo, që ishte e pronarit të tokës?

Noterja Elida Magani-Nuk dalin ato! Kontratat e porosisë, janë në ajër!

Qytetari-Unë që kam paguar lekët tek noteri dalkam i humbur..!

Noterja Elida Magani-Jo, jo! Kjo është një kontratë, që ti ke paguar lekët dhe firma tashi është e detyruar, që…

Qytetari-Kush m’i kthen, sepse ky s’ka lekë!

Noterja Elida Magani-Po t’i kthejë ky, Akili.

Qytetari-Akili s’ka lekë.

Noterja Elida Magani-Do t’i gjejë Akili lekët.

Qytetari-Po ku do t’i gjejë lekët?

Noterja Elida Magani-Do t’i gjejë, ose do të japë hyrje tjetër. Po Artan, tashi kemi dalë që të të gjejmë një zgjidhje bashkë me “Rivierën”./tvklan.al