Ishte ora 02:45 e natës, kur policia e Shkodrës u njoftua për një zjarr, në derën e një shtëpie. Ishte vetë i zoti banesës, një djalë 26-vjeçar, i cili i tha policisë se nga flakët ishte thyer xhami i derës.
Vetë policia, në një njoftim të shkurtër për mediat, thotë se zjarri dyshohet të jetë i qëllimshëm. Por si motivet, ashtu sikurse autorët nuk dihen ende.
“Informacion paraprak/Rreth orës 02:45, shtetasi D. L., 26 vjeç, banues në lagjen Guerrile, ka njoftuar se kishte zjarr në derën e banesës së tij (derë me xham) dhe si pasojë ishte thyer xhami i kësaj dere. Paraprakisht dyshohet se zjarri është vënë qëllimisht. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të këtij rasti”, thuhet në njoftimin e policisë së Shkodrës./tvklan.al