Lajme Arkiva – Tv Klan 2000

Burg pa afat është caktuar sot nga Gjykata e Faktit Shkodër, për 21-vjeçarin Saimir Tafili, i akuzuar për vrasjen e Drejtorit të Policisë së Shkodrës, kolonel Arben Zylyftarit. Nga ekspertiza paraprake e armëve dhe e vendngjarjes, rezulton se Bahri Tafili dhe i biri i tij Saimir Tafili, kanë qëlluar njëkohësisht mbi kolonel Arben Zylyftarin dhe të tjerë policë të anti-krimit që i kishin rrethuar në shtëpinë e tyre në Shkodër.

Të dy automatikët janë shkrehur mbi efektivat e policisë duke shkaktuar edhe goditjen për vdekje të kolonel Arben Zylyftarit. Nga ekspertiza e armës do të dalë edhe se plumbi i kujt ka marrë jetën e Zylyftarit në krye të operacionit.

Por fakti që është qëlluar njëkohësisht si nga Bahri Tafili, i mbetur i vrarë nga shkëmbimi i zjarrit me policinë dhe nga Genc Tafili bën që mbi këtë të fundit të rëndojë akuza vrasje me dashje edhe në qoftë se plumbi që ka vrarë Zylyftarin nuk ka dalë nga arma e tij. Me këtë akuzë Genc Tafili rrezikon të dënohet deri me burgim të përjetshëm./tvklan.al