Mbrëmjen e sotme ka pasur tubime edhe në disa qytete të tjera të vendit. Në Shkodër dhe në Kavajë qytetarët kërkojnë ulje të çmimit të karburantit. Në të dyja qytetet u bllokuan rrugët hyrëse në qytet. Protestuesit kanë mbajtur jelekë të verdhë njëlloj si në Francë.

Një tubim është zhvilluar edhe në aksin Lezhë–Shkodër ku është bllokuar rruga kryesore.

Përveç uljes së çmimit të karburantit me 30 lekë për litër, protestuesit kanë kërkuar ndaljen e projektit të zëvendësimit të kasave fiskale, ulje të çmimit të energjisë me 30% dhe rritje të pragut të TVSH-së për biznesin e vogël dhe të mesëm nga 20 milionë lekë në vit që është sot në 120 milionë lekë.

Tv Klan