SHKODERPLAGOSJEDy persona u plagosën me armë zjarri pas një konflikti banal mes dy familjeve fqinje në Bërdicë të Shkodrës.

Policia ka arrestuar autorin e ngjarjes Asllan Nasufi, ndërsa të plagosurit Simon Trëndafili, 53-vjeç dhe Nuri Isufi 54-vjeç u dërguan në spital në gjendje të rëndë për jetën.

Sipas policisë, autori ka debatuar me të plagosurit për bagëtitë, që ishin futur në tokën e tij por pas fyerjeve ai ka marrë armën dhe ka qëlluar mbi fqinjët.