Shkodër- Një person rreth moshës 50 vjeç është gjetur i mbytur në lumin e Bunës, raporton ABCNews.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure.

Nga informacionet paraprake në trupin e gjetur nuk ka shenja dhunë. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të saj./tvklan.al