10 vjet më parë në Shkodër u krijua dega e Partisë Demokratike, ndërsa sot krerët më të lartë reformatorë në Shkodër formuan degën e Partisë Demokratike. Në mbledhjen e organizuar me këtë rast mori pjesë dhe sekretari politik i kësaj partie Genc Pollo. Në emër të grupit nismëtar të Shkodrës, Eduart Grishaj, nënvizoi dhe njëherë objektivat që kjo parti ka për të ardhmen.

Ndërsa Pollo, në fjalën e tij theksoi: Kemi të drejtën të ndjejmë domosdoshmëri që pas 10 viteve të kthejmë kokën pas, të analizojmë gabimet dhe të vlerësojmë njëkohësisht progresin dhe në të njëjtën kohë të marrim vendime historike për të ardhmen. Sipas zotit Pollo në Shkodër ekziston ajo shkëndijë që sjell gjithmonë ndryshimin.

Në këtë mbledhje, sekretari kësaj partie zoti Dashamir Shehi u ndaë kryesisht në programin e Partisë Demokrate si dhe në statusin e saj./tvklan.al

Gazetare: Mirela Milori