MaskaNjë person i maskuar dhe me armë tentoi mëngjesin e sotëm për të grabitur një argjendari në Shkodër, por nuk ja ka arritur qëllimit. Ngjarja ndodhi në qendër të qytetit në vendin e njohur si “Dollari”.

Sipas policisë autori nuk ka mundur të marrë asgjë brenda argjendarisë pasi është parë nga persona të tjerë, të cilët lajmëruan menjëherë policinë. Pas kësaj autori u largua me shpejtësi nga vendngjarja.

Policia ka shoqëruar deri tani 4 persona për të sqaruar rrethanat dhe për të rënë në gjumët e autorit.