Konstituohet mes tensionesh Këshilli Bashkiak

Konstituohet mes tensionesh Këshilli Bashkiak

11:30 19/08/2019

Voltana Ademi: Do të qëndroj në detyrë

Mes tensionesh, protesta të mbështetësve të opozitës dhe pranisë së forcave të shumta të policisë e ndërhyrjes së shpejtë është konstituuar këshilli i ri bashkiak i Shkodrës.

Kryetarja e re e këshillit Brisela Kadia i njohu anëtarët me kërkesën e dorëheqjes së Valdrin Pjetrit nga marrja e detyrës së kryetarit të Bashkisë. Për këtë arsye këshilli nuk shpalli vlefshmërinë e mandatit dhe Kadia tha se do të njoftohet këshilli i ministrave që do të vendosë për hapat e mëtejshëm.

Mbledhja e konstituimit e zhvilluar në ambientet e Bibliotekës së qytetit , u cilësua si antiligjore nga kryetarja në ikje e këshillit të qarkut të Shkodrës.

Gjatë gjithë kohës që zhvillohej mbledhja, mbështetës të partisë demokratike mes të cilëve dhe sekretari i përgjithshëm Gazment Bardhi qëndruan jashtë ambienteve të Bibliotekës  duke u konfrontuar herë pas here dhe me forcat e policisë.

Tensionet u rritën në momentin kur këshilltarët e sapozgjedhur dhe përfaqësues të maxhorances dolën jashtë. Nuk munguan dhe goditjen me mjete të forta dhe ofendimet në adresë të tyre dhe deputeteve të majtë.

Një pjesë e protestueseve ju drejtuan bashkisë ku Voltana Ademi i siguroi se do të vazhdojë të drejtojë këtë institucion deri në mbajtjen e zgjedhjeve të vërteta.

Nga mazhoranca reagoi Taulant Balla. Ai tha se janë institucionet e ngarkuara nga Kushtetuta dhe ligji që duhet të marrin përgjegjësinë që ju takon për të zgjidhur situatën e krijuar, ndërsa u kërkoi ndjesë qytetarëve të Shkodrës.

Lulzim Basha po përmes rrjeteve sociale e quajti protestën në Shkodër si betejë kundër dhunës , hajdutërisë dhe kriminelëve të kryeministrit Rama, që sipas tij do të nxirren jashtë çdo zyre e institucioni dhe të vihen përpara drejtësisë.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme
Delta

UKT