Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën pasditen e sotme në Shkodër. Sipas policisë, njëra prej tyre ka marrë flakë pjesërisht pas aksidentit. Mësohet se shoferi dhe pasagjerja janë dërguar në spital.

“Pasditen e sotme, në aksin rrugor “Shkodër-Vau i Dejës”, automjeti me drejtues shtetasin L. L., 49 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin F. B., 32 vjeç. Nga përplasja ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht, automjeti që drejtonte 49-vjeçari, si dhe është dëmtuar pasagjerja në të, shtetasja V. L., 43 vjeçe, e cila është në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia./tvklan.al