Policia e Shkodrës ka vënë në dispozicion 500.000 lekë të rinj, për çdo informacion të vlefshëm që çon në zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve në atentatin ndaj biznesmenit shkodran Berhan Vishnja.

Ditën e premte, atij iu bë pritë në kryqëzimin e Zdrales, pranë stadiumit “Loro Boriçi”, nga persona ende të paidentifikuar të maskuar me kokore motorësh. Ata qëlluan tri herë në drejtim të biznesmenit, por për fat të mirë plumbat nuk prekën organe jetësore.

Në lidhje me hetimet, policia siguron anonimatin për çdo shtetas që do jap informacion të saktë dhe vendos në dispozicion numrin e e telefonit 069 41 02 060 si dhe dhe në numrin pa pagesë 129./tvklan.al