Shkodër – Operacionet e policisë së Shkodrës ndaj kultivimit të bimëve narkotike dhe shkatërrimit të disa parcelave të mbjella me kanabis sollën arrestimin e administratorit të Njësisë Pult, kryeplakut të fshatit Kir dhe një personi tjetër.

Pas kontrollit të ushtruar në banesën e administratorit, policia gjeti 1kg e 300 gramë marijuanë, si dhe një armë gjahu me 6 fishekë.

Tom Marku 60 vjeç është vënë në pranga me disa akuza: “kultivimi i bimëve narkotike”, “prodhim dhe shitja e narkotikëve”, “shpërdorim i detyrës” dhe “prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të gjuetisë sportive.”

Është arrestuar gjithashtu edhe Kryeplaku i fshatit Shtoj i Vjetër, Ndue Kopshtaj, 31 vjeç. Kopshtaj akuzohet për kultivim të bimëve narkotike, moskallëzim krimi dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Policia e Shkodrës ka arrestuar edhe Nikolin Dedën 29 vjeç, në banesën e të cilit ka gjetur 1kg e 660 gramë marijuanë. Edhe Deda do të përballet me akuzat e kultivimit dhe prodhimit të lëndëve narkotike.

Tv Klan