Shkodër – Specialistët e Seksionit për Krimet, në Komisariatin e Policisë Shkodër bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të Anton Quku, 20 vjeç, banues në Shkodër.

Arrestimi i tij u bë pasi dje në lagjën “3 Heronjte“ Shkodër, është konfliktuar me K.P. 15 vjeç, banues në Shkodër ndaj të cilit ka ushtruar dhunë fizike duke e ka goditur.

Menjëherë kanë mbërritur forcat policore që kanë ndërhyrë për neutralizimin e Anton Quku, por ky shtetas gjithashtu ka kundërshtuar me force, si dhe ka goditur punonjësit e policisë./tvklan.al