Shkodra mes acarit dhe përmbytjeve



Shkodra mes acarit dhe përmbytjeve

13:22 13/02/2021

Edhe në qarkun e Durrësit, shumë shtëpi ende janë të rrethuara nga uji

Në qarkun e Shkodrës janë 5370 ha nën pushtetin e ujit. Nga të dhënat më të fundit të Bashkisë Shkodër mësohet se 9 shtëpi janë përmbytur, ndërkohë që në 131 të tjera në zonën e Dajçit kanë prezencë uji.

Qarkullimi është vështirësuar shumë, ndërsa banorët kërkojnë që mjetet e ushtrisë të lihen në dispozicion. Po kështu ka probleme edhe të energjisë elektrike, ndërsa ka nevojë për bazë ushqimore për gjënë e gjallë.

Situata problematike paraqitet edhe në njësinë administrative Ana e Malit, ku banesat vijojnë të qëndrojnë të rrethuara nga uji.

Për shkak të përmbytjeve në Darragjat dhe Shirq, lartësia e ujit arrin deri në 150 cm në rrugë. Në rrugën kryesore Dajç është vështirësuar jashtëzakonisht lëvizja me vetura, në drejtimin Dajç rruga nacionale Shkodër- Velipojë, ndaj duhet që të jenë në dizpozicion mjetet e ushtrisë për tu ardhur në ndihmë banorëve.

Situata duket se po përmirësohet në Qarkun e Durrësit. Prurjet e lumenjve Erzen dhe Ishëm janë ulur ndjeshën duke bërë që uji të tërhiqet nga pjesa më e madhe e banesave dhe oborreve të përmbytura.

Nga 570 hektarë tokë bujqësore të përmbytura të premten, aktualisht nën ujë janë 420 hektarë, duke bërë që harta e sipërfaqeve të zonave të përmbytura të zvogëlohet.

Në Shijak dhe Vardardhë të Sukthit, uji është tërhequr plotësisht nga dy lagjet ku dhjetra shtëpi ishin përmbytur, duke iu kthyer normalitetit.

Familjet më të dëmtuara nga përmbytjet janë strehuar në shtëpinë e pushimit të ministrisë sw Brendshme në Durrës, ndërsa të tjera tek të afërmit.

Klan News







Të ngjashme