Shkodrës i shtohen, dy ambulanca të reja të cilat do të jenë në shërbim të dy qendrave shëndetësorë në zonën e Thethit dhe në zonën e Velipojës.

Drejtoresha e Njësisë së Kujdesit Shëndetësorë në Shkodër Xheni Halili, u shpreh se këto ambulanca janë dhurata nga një organizatë norvegjeze ndërkohë që përveç sezonit turistik ato do të shërbejnë gjatë 12 muajve të vitit.

E pyetur për rastet e COVID në Shkodër, të cilat e rendisin Shkodrën si një nga vatrat më të nxehta të përhapjes së COVID në Shqipëri pas Tiranës, Halili shprehet se ka pasur një shtim të rasteve por edhe dyfishim të personave që vaksinohen.

Ajo thotë se vatrat kryesore për shtimin e rasteve janë dasmat dhe ceremonitë mortore.

Drejtuesit e sektorit shëndetësor në Shkodër apelojnë qytetarët të zbatojnë masat me rigorozitet si për parandalimin e përhapjes së virusit, si dhe të bëhen pjesë e vaksinimit.

Klan News