Situata te Leçe për Ylber Ramadanin është e tensionuar! Mesfushori i Kombëtares Shqiptare të Futbollit pati një episod të pakëndshëm me trajnerin e ekipit, me këtë të fundit të zhgënjyer nga sjellja.

Në minutën e 75-të të sfidës Leçe-Parma, Luka Gotti u përpoq të bënte lëvizjet e tij. Trajneri i Leçes futi në fushë Rafian dhe Pierotin e vendosi të nxirrte Ramadanin dhe Tete Morenten.

Kur Ramadani doli nga fusha, ai bëri një veprim që i befasoi të gjithë. Nuk ishte aspak i kënaqur me zëvendësimin dhe këtë e shprehu në sy të të gjithëve. “Shkofsh në djall”, ishin fjalët e tij drejtuar trajnerit Goti, që u filmuan edhe nga kamerat, raporton pianetalecce.it.

Në reagimin e tij, tekniku Goti tha se diçka të tillë nuk e priste nga një futbollist profesionist si Ramadani. Mesfushori kuqezi ka luajtur në pesë takime në Serie A që nga nisja e sezonit, ku ka dhënë edhe një asist për gol. Ai në total është aktivizuar në 421 minuta në kampionatin italian dhe 90 në Kupën e Italisë.

28-vjeçari është kthyer në një futbollist të rëndësishëm për verdhekuqtë.

Klan News