Një automjet është djegur pjesërisht nga persona të paidentifikuar. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Vlorë – Ujë i Ftohtë rreth orës 05:18.

Automjeti luksoz tip Audi A8 ka qenë i parkuar në momentin kur mori flakë. Nga hetimet paraprake ka rezultuar që mjeti të jetë spërkatur me benzinë dhe më pas i është vendosur zjarri duke u djegur pjesërisht.

Pronari i mjetit, një pushues nga Maqedonia, u pyet nga policia nëse ka patur konflikte me persona të tjerë.

Ndërkohë, uniformat blu janë duke kqyrur kamerat e sigurisë së bizneseve përreth për të parë nëse zjarrvënësi është filmuar nga kamerat. /tvklan.al