Në pjesën e parë të programit “Rudina” në Tv Klan ditën e sotme është folur për një marrëdhënie shumë të bukur që është ajo mes një nëne dhe vajzës.

Bëhet fjalë për gazetaren e njohur Alma Çupi dhe vajzës së saj Arba. Herën e parë që ajo ka qenë në studio është diskutuar pak rreth Arbës, por sot kanë qenë të dyja të ftuara ,ku kanë folur më shumë rreth marrëdhënies së tyre. Alma tregon se ka qenë një nënë shumë e përkushtuar ndaj vajzës së saj dhe është përpjekur ta angazhojë në shumë fusha për të marrë një kulturë të përgjithshme që mund t’i shërbejë gjithë jetën. Vajza e saj ka treguar se vazhdon studimet në Gjermani dhe vitin e parë që shkoi ,ajo qëndroi në një familje gjermane që kujdesej për fëmijët.

Rudina Magjistari: Si është Alma si mama?

Alma Çupi: Unë si mama kam qenë shumë e përkushtuar që fëmija im të rritet sa më mirë. Natyrisht që pjesa që kam munguar si mama ka qenë koha që unë nuk e kam pasur asnjëherë për të qëndruar pranë vajzës, por gjithmonë me idenë që një ditë do më kuptojë sepse nuk mund t’i bësh të gjitha, t’i çosh dhe të ardhurat, të kesh mundësi ta mbështetësh në shumë kurse edhe pa punuar.

Mua më është dashur të punoj fort që t’ja realizoj të gjitha mundësitë për ta rritur si duhet. I gjithë preokupimi im për vajzën ka qenë shkollimi, të mësuarit të gjuhëve të huaja. Arba është një vajzë që di disa gjuhë të huaja pavarësisht se kemi pasur luftë, pse më ngarkon me kaq shumë kurse. I bie pianos, jam përpjekur ta fut në kurse baleti, pra të marrë pak nga të gjitha që të ketë një kulturë të përgjithshme që do t’i vlejë më vonë mendoj.

Rudina Magjistari: U bëra kurioze për gjuhët e huaja, meqë tha Alma që flet disa gjuhë, cilat janë?

Arba: Gjermanishten, anglishten, jam marrë me frëngjishten, spanjishten.

Alma Çupi tregon se zgjedhja për të vazhduar studimet në Gjermani, ka qenë e Arbës dhe kishte disi frikë sepse ajo nuk ishte shumë e familjarizuar me këtë shtet.

Alma Çupi: Zgjedhja ishte e Arbës për të shkuar në Gjermani sepse Arba di një anglishte shumë të mirë dhe jam çuditur me zgjedhjen që bëri dhe kisha shumë frikë për shkak të gjuhës sepse nuk kam shumë familjaritet me Gjermaninë as unë. Kam udhëtuar shumë kryesisht në Amerikë, në vendet e tjera të Europës por jo në Gjermani. I ka bërë vetë të gjitha, ka gjetur shkollën, konviktin.

Arba: Unë kam jetuar në një familje gjermane për një vit që kam punuar, jam kujdesur për fëmijët edhe kam qenë tërë kohës në kontakt me gjuhën. Kam njohur shumë njerëz dhe kam patur mundësinë dhe me ata që ta praktikoja gjermanishten. Domethënë dy vitet e para mund të kenë qenë më të vështirat. /tvklan.al