Një nënë ka lidhur vogëlushen e saj me zinxhirë pas murit, pasi do shkonte në punë për të pastruar.

7 –vjeçarja është lidhur pas murit me zinxhirë dhe është lënë për orë të tëra derisa nëna e saj ka mbaruar punën.  Në deklaratën e saj në polici ajo ka thënë se:

Kisha shumë punë dhe e bëra për të mirën e vajzës.

E mitura u filmua nga fqinji i saj, pasi është shokuar nga ajo që ka parë dhe ai menjëherë ka njoftuar policinë. Ngjarja ka ndodhur në qytetin jugor indian të Bangalore.

Zëdhënësi i policisë Rahul Kumar u tha mediave lokale se shkuan menjëherë në vendin që janë njoftuar.

“Ku policia shkoi atje, vajza ishte e lidhur nga nëna  e saj. Ajo është me aftësi të kufizuara dhe ka vështirësi të flasë”.

Nëna e informoi policinë se vajza mund të largohej nga shtëpia, kur ajo shkonte në punë dhe prandaj e ka lidhur me zinxhirë./tvklan.al