Një grua 56-vjeçare, e cila u paraqit në spital me dhimbje barku, përjetoi shokun e jetës pasi mjekët i zbuluan një kist rreth 10 kilogramë.

Sunay Eyigul u paraqit me dhimbje barku dhe shqetësime në frymëmarrje në spitalin e Yalovas në Turqi.

Pas ekzaminimeve paraprake, mjeku Ahmet Aslan zbuloi një kist në peshën e 10 kilogramëve. Gruaja iu nënshtrua menjëherë një operacioni, i cili u krye nën drejtimin e Aslan dhe Bilgin Yurdakul.

Mjekët arritën t’i heqin kistin gjigant nga barku dhe gruaja la spitalin pas periudhës së rikuperimit. /tvklan.al