Një nënë do të dënohet me 20 vite burg, pasi la vajzën e saj 3- vjeçare brenda në makinën e patrullimit, ndërsa vetë shkoi të takonte mbikëqyrësin. Cassie Hope Barker, 29 vjeç, pranoi dje vrasjen e Cheyenne Hyer. Ajo e la vajzën e saj për 4 orë në diell.

Barker e braktisi atë, ndërkohë që ishe duke kryer marrëdhënien seksuale me mbikëqyrësi e saj, Clark Ladner, në shtëpinë e tij në Hancock County, Indiana. Ka qenë një kalimar ai që ka parë vogëlushen në makinën e policisë dhe më pas ka njoftuar policinë.

Babai i vogëlushes është shprehur i tronditur. “

Nuk më besohet akoma dhe sot, që vajza nuk është gjallë. Vazhdoj ta shikoj ende buzëqeshjen e saj”.

Ajo së bashku me Ladner janë shkarkuar nga puna. Vendimi për Barker do të jepet në 1 Prill dhe dënimi maksimal është 20 vite.

/tvklan.al