Greqi- Pirja e duhanit … vret, por në këtë rast një burrë nga Agrinio u bë i pasur, pasi fitoi 100,000 Euro.

Teksa ishte duke blerë paketën e cigares ai vendosi të marrë dhe një biletë gërvishtëse, e cila e bëri fitues të plot 100 mijë Eurove.

Ngjarja ka ndodhur muajin e kaluar, në prag Krishtlindjesh.

Ai ftoi të gjithë miqtë e tij në shtëpi ku dhe kaluan një festë të paharrueshme të Krishtlindjeve, shkruan media greke “Protothema”.

/tvklan.al