Shkojnë për të marrë inerte, punëtorët gjejnë makinën e rrëzuar në përrua

Shkojnë për të marrë inerte, punëtorët gjejnë makinën e rrëzuar në përrua

19:12 30/10/2019

Shuhet familja me 3 anëtarë

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e 3 personave nga e njëjta familje ka ndodhur këtë të mërkurë në Erzurum të Turqisë.

70-vjeçari Remzi Delibaş, bashkëshortja e tij Nevin Delibaş (67) dhe e bija, Derya Delibaş (39) ishin nisur nga Vani për në Stamboll, kur makina me të cilën po udhëtonin doli nga rruga në Erzurum dhe përfundoi 10 metra poshtë në një përrua.

Makina me 3 familjarët u gjet nga punëtorët e një firme ndërtimi që kishin mbërritur në bregun e përroit për të marrë inerte.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë ekipet zjarrfikëseve dhe të xhandarmërisë, të cilët nxorën trupat dhe makinën nga përroi me ndihmën e një vinçi. Të tre familjarët kishin ndërruar jetë.

Pas këqyrjes së kamerave të sigurisë në qytetin ku banonin, u pa se 3 familjarët ishin nisur nga Vani në orën 05:30 të mëngjesit, ndërsa aksidenti llogaritet të ketë ndodhur rreth orës 11:00. Rruga nga Provinca Van në Stamboll zgjat mbi 18 orë. /tvklan.al





Grupi
LAJMET

Të ngjashme




Grupi