Veliaj: Grupet në terren po bëjnë verifikimin e objekteve

Tërmetet e njëpasnjëshme kanë shkaktuar dëmtime edhe të banesave apo institucioneve arsimore në vend. Nga Peza ky pa nga afër dëmtimin e shkollës 9-vjeçare, kryebashkiaku apeloi që qytetarët të mos refuzojnë urdhrat  nëse banesat janë klasifikuar të pabanueshme, pasi  kështu rrezikojnë seriozisht jetën.

Na duhet bashkëpunim, jo vetëm kur ndihmojmë me solidaritet, por edhe kur marrim disa porosi nga organet shtetërore, të cilat kërkojnë bindje. Një prej tyre është urdhri për ta klasifikuar të papërdorshme dhe të pamundur të hapet shkollën në Pezë, kështu që ky urdhër do të zbatohet. Nuk kemi nevojë për akte heroizmi që s’kanë logjikë; Tirana vërtet u kursye nga shkulmi i parë i tërmetit, por kjo nuk do të thotë që ndërtesat që kanë marrë një goditje mund t’i rezistojnë një vale tjetër..

Sa i takon shkollës se Pezës kryebashkiaku theksoi se do të rindërtohet nga e para.

Ne kemi vendosur që shkolla në Pezë të shembet për të mos pasur rrezik për fëmijët, ndërkohë fëmijët e Pezës dhe fshatrave të vegjël të shkollave satelit, do të bashkohen në Qendrën “Bahai”, ku mësimi do të fillojë i rregullt javën tjetër. Shkolla që do të prishet do të zëvendësohet me një shkollë totalisht të re, më e bukur, më e fortë, më e mirë”,

Veliaj deklaroi se të gjitha grupet e punës në terren janë duke bërë verifikimet nëpër ndërtesa, dhe për strehim do përdoren qendrat sociale dhe hotelet në Tiranë.

Tv Klan