Edhe shkollat e Kasharit kanë tashmë terrene të reja sportive. Kryebashkiaku Veliaj, teksa pa nga afër këtë investim në bashkëfinancim me qeverinë zvicerane dhe atë austriake, e vuri theksin tek rëndësia e shtrirjes së investimeve edhe në periferi.

“Ajo që thonë të gjithë është: Shiko sa bukur duket Tirana, ja Sheshi Skënderbej, ja Pazari i Ri, ja Parku i Liqenit, ja Bulevardi i Ri – dhe m’u desh që t’u shpjegoja se Tirana që kemi sot nuk është vetëm ajo e qendrës urbane. Tiranë është edhe Kashari, edhe Krraba, edhe Ndroqi, edhe Dajti, edhe Shëngjergji, Zall-Bastari, Zall-Herri; pra, duhet të fokusohemi edhe te Tirana e periferisë, si sot

”.

Terrenet e reja sportive pas mësimit do të jenë të hapura për komunitetin.

“Ashtu siç janë hapur të 62 shkollat në Tiranë, edhe shkollat e Kasharit do të qëndrojnë hapur pas mësimit. Një pjesë e juaja, pasi mbaron detyrat, kthehet prapë për një ndeshje volejbolli, për një ndeshje kalçeto, për një ndeshje basketbolli, për një takim me komunitetin, për një takim me prindër, për një panair bujqësor ose artizanati.

Ky investim, përfshiu rinovimin total të rreth 1235 m2 fushë sportive, si dhe pajisjet e nevojshme sportive.

Tv Klan