Mësimi këtu ka ditë që ka nisur. Nxënësit e shkollës “Ramazan Jerani” duket se nuk janë shkëputur as dhe një orë prej saj. 150 nxënës janë ushtruar me kurse dhe libra gjatë gjithë verës. Këtë nismë e përshëndet dhe ministri i Arsimit Et’hem Ruka, për t’a përcjellë më tej në të gjitha shkollat e Tiranës.

Kjo është e vetmja shkollë 8-vjeçare në periferi të Tiranës që ka përfshirë në ambientet e saj dhe komunietin përreth, Alliasin. Qëllimi është që jo vetëm arsimimi i atyre që kanë nevojë për të, por dhe tërheqje e të gjithë prindërve këtu. Tek nxënësit kthehet tradita e rretheve letrare.
Tashmë ata janë zhvilluar me kurse kompjuteri dhe gjuhësh të huaja.

Ndërsa prindërit e tyre kanë të lirë bibliotekën si dhe këshillimet në qendrën shëndetësore. UNICEF dhe komunisteti i të varfërve të kësaj zone janë bërë sëbashku për edukimin e brezit të ri./tvklan.al