Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Rifillimi i procesit mësimor për vitin 2000, ul në bankat e shkollës 66 mijë nxënës në kryeqytet. Por ndërkohë 11 godina shkollore në kryeqytet janë ende në fazën e rikonstruksionit. Infrastruktura shkollore në vend nuk është ende në nivele bashkohore. Tirana me 79 shkolla me rritjen e numrit të nxënësve i sheh të pamjaftueshme këto hapesira. Rreth 3000 nxënës në vit numërohen të rregjistrohen në këto shkolla, por projekti i nisur vite më parë, “Tirana 2000” nga qeveria shqiptare dhe fondacioni SOROS ka parashikuar ristrukturim vetëm në 11 shkolla të kryeqytetit pa përfshirë fashatrat ku dhe analfabetismi është më i madh.  

Sipas ministrit të Arsimit viti 2001 nuk do të ketë më shkkolla me turne dhe finalizimi i këtij projekti të nisur nga qeveria shqiptare dhe fondacioni SOROS, do të sjellë në standartet e institucioneve analoge europiane shkollat shqiptare./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti