Hapet në Vjeshtën e 2022-it, George Clooney ndihmon

Ylli i kinematografisë, George Clooney, ka ndihmuar në themelimin e një shkolle të re të filmit dhe televizionit në Los Anxheles. Shkolla e re u themelua falë ndihmës financiare të aktorit 60-vjeçar, si dhe yjeve të tjerë të Hollivudit, Don Cheadle, Mindy Kaling, Kerry Washington dhe Eva Longoria. Shkolla “The Royal School of Film and Television Production”, do të hapet në Vjeshtën e vitit 2022 me një buxhet prej 7 milionë dollarë dhe me një regjistrim fillestar prej 120 studentësh.

Në një intervistë për gazetën “New York Times”, Clooney tha: “Kemi menduar se ky proces do të zgjaste më gjatë, por fatmirësisht hasëm në përkrahje të jashtëzakonshme. Askush nuk është më i mirë për ta bindur një studio, sindikatë apo shoqërinë tonë të angazhohet në realizimin e një projekti të tillë, më mirë se ne aktorët. Është puna që e bëjmë më së miri”.

Kjo shkollë nuk është e para që mbështetet financiarisht nga yjet e Hollivudit, të cilët herë pas here kanë dhënë mesazhe solidariteti për komunitete të ndryshme të shoqërisë.

Klan News