Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

35% e të dëbuarve nga Kosova janë fëmijë, të cilët përveçse kanë humbur vendin më të shtrenjtë atë ku kanë lindur, kanë mbetur edhe pa shkollim. Menjëherë sapo janë sistemuar ju është shpërndar edhe ushqimi, por tani lind nevoja edhe për shkollim. Ministria e Arsimit ka dërguar specialistët e saj në very për të evidentuar numrin e atyre që kanë ndërprerë shkollat. Por është e vështirë pasi fëmijët janë të traumatizuar.

Ministri i Arsimit Ruka tregon për masat që ai po merr.

Et’hem Ruka, ministër i Arsimit:- “Projekti i parë për të cilin ne kemi biseduar edhe me fondacione të ndryshme ka të bëjë me nxjerrjen e fëmijëvë nga gjendja e stresuar dhe për këtë duhet të merren një sërë projketesh. Pastaj etapa tjetër është që të mund të kalojmë ose me shkolla verore ose të shikojmë mundësinë e sistemimit të tyre me bashkëmoshatarët në shkollat e komunitetit ku ata janë vendosur”.

Por çfarë thonë vetë ata që për momentin përveç vendlindjes ju mungojnë edhe librat. Ata përgjigjen se do dëshironin të vazhdonin këtu shkollën që kanë ndërprerë në Kosovë./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti