Një vajzë 30-vjeçare, e cila shkoi tek mjeku me dhimbje stomaku, mori lajmin më të tmerrshëm që mund të kishte imagjinuar, pasi u diagnostikua me kancer në vezore. Mjekët i thanë Amelia Page nga Uellsi se i kishim mbetur vetëm pak muaj jetë. Ajo e zbuloi të vërtetën e hidhur dy javë më parë, vetëm 3 muaj pasi kishin nisur t’i shfaqeshin simptomat.

E reja me profesion mësuese, e cila jetonte në Dubai, kishte shkuar për pushime tek familja në Anglsey të Uellsit, kur mori përgjigjet e analizave. Në to thuhej se kanceri i kishte prekur stomakun dhe ishte shpërndarë në zorrë, legen, vezore e me gjasë edhe veshka.

Duke folur për të përditshmen britanike “Mirror”, motra e 30-vjeçares tha se i dukej e pabesueshme që një gjë e tillë mund t’i ndodhte një personi si Amelia, e cila shkonte në palestër dhe bënte një jetë shumë të shëndetshme.

E motra ndërkohë ka nisur një fushatë për mbledhje të ardhurave në mënyrë që 30-vjeçarja të mund të zgjasë sa më shumë jetën dhe të mund t’i nënshtrohet trajtimit në një qendër private për të mundësuar këtë. Deri më tani, ajo ka arritur të mbledhë rreth 30 mijë paund donacione.

/tvklan.al