Juttima Chinnasri, një 28-vjeçare nga Sidnei i Australisë, shkoi të flinte herët një mbrëmje të Tetorit të shkuar, duke besuar se po e zinte gripi. Kur u zgjua në mëngjes trupi i saj ishte mbuluar nga njolla të errëta dhe ajo u dërgua me urgjencë në spital.

Mjekët në spitalin St George i thanë Chinnasrit se ishte shumë e sëmurë. Analizat e gjakut konfirmuan se ajo kishte

meningokokal B

.

Ajo u vendos në koma, ndërkohë që stafi i spitalit punoi në mënyrë të dëshpëruar për t’i shpëtuar jetën. Kur u zgjua 10 ditë më vonë, asaj iu tha se gishtat dhe këmbët duhet të priteshin.

“Një pjesë e imja nuk e besonte. Shpresoja që do të kishte pasur një mënyrë tjetër që të mos humbisja këmbët dhe duart

“, rrëfen e reja për The Daily Telegraph.

3 muajt që pasuan ajo qëndroi në spital, duke mësuar si të jetonte pa gjymtyrë. E kufizuar në karrige me rrota, që prej asaj kohe Chinnastri jeton me prindërit në jug të Sidneit.

Pavarësisht se nuk është në gjendje të ecë, 28-vjeçarja thotë se e konsideron veten me shumë fat.

“Përpiqem të mendoj se jam me fat që ndodhem këtu, gjërat mund të kishin shkuar më keq”,

thotë ajo.

1 në 10 persona të diagnostikuar me meningokokal B, një prej 5 llojeve të sëmundjes, vdes. Ekspertët thonë se çelësi për t’i shpëtuar kësaj sëmundjeje është kapja në kohë.

*Sëmundja meningokokale është një infeksion bakterial që mund të shkaktojë vdekjen brenda pak orëve, nëse nuk identifikohet dhe trajtohet në kohë.

Ekzistojnë 5 lloje të këtij infeksioni dhe secili prej tyre tashmë ka një vaksinë në Australi.

Ndonëse pjesa më e madhe e personave që preken arrijnë të rikuperohen plotësisht, 10 përqind e atyre vdesin, ndërsa rreth 20 përqind mbesin me aftësi të kufizuara përgjithmonë.

Nëse nuk trajtohet, kjo sëmundje është fatale.

Prerja e pjesëve të trupit nuk është e pazakontë.

Bebet dhe fëmijët deri në 5 vjeç përbëjnë dy të tretat e rasteve për shkak të sistemit imunitar delikat./tvklan.al