Një gjimnaste adoleshente ndërroi jetë vetëm 6 orë pasi shkoi me simptoma gripi në spital, që rezultuan se ishin simptomat e sepsis.

Lucy Ellis, një 16-vjeçare nga Uellsi shkoi në spital duke besuar se e kishte zënë gripi, por një orë më pas, mjekët i thanë familjes së saj se e reja nuk do të mbijetonte.

“Ekziston mundësia e madhe që Lucy nuk do të mund të mbijetojë”,

u shprehën mjekët, një fjali që tronditi familjarët e saj, ndërsa motrës binjake i ra të fikët.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja “Mirror”, 16-vjeçares iu dhanë antibiotikë, iu bë testi i gjakut, si dhe skaneri. Ky i fundit tregoi se ajo kishte lëngje rreth zemrës. Ekspertët e diagnostikuan adoleshenten me sepsis (infeksion ose ndryshe helmimi në gjak) dhe ajo vdiq po atë ditë.

/tvklan.al